Albspirit

Media/News/Publishing

Paralajmëron Artan Hoxha: Ja çfarë iu pret, nëse heshtni kundër dhunës ndaj Elvi Fundos

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për dhunën ndaj administratorit të CityNeës.al, Elvi Fundo.

Në një reagim në rrjetet sociale, Aran Hoxha kërkon të mos heshtet ndaj kësaj ngjarjeje.

Sipas tij, nëse sot heshtet kundër dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe medias së tij, mos u çudisni kur dhuna të trokasë në derën e shtëpisë suaj.

Nese heshtni sot kunder dhunes ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe medias se tij, mos u cudisni kur dhuna te trokase ne deren e shtepise suaj dhe te tjeret te heshtin…..”, shkruan Artan Hoxha.

Jozefina Topalli: Goditja barbare ndaj Elvi Fundos është alarm!

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit dhe administratorit të portalit CityNews.al, Elvi Fundo.

Topalli shkruan se ky është një lajm shumë i keq dhe një akt i rëndë. Sipas saj, goditja barbare ndaj njeriut të medias është alarm.

Ndërsa u kërkuar organeve përgjegjëse të hetojnë dhe çojnë para ligjit ata që guxojnë të ngrenë dorë mbi njerëzit e medias.

“Media sot raporton per ushtrim dhune ndaj gazetarit Elvi Fundo. Ky eshte nje lajm shume i keq.

Ky eshte nje akt shume i rende dhe i denueshem.

Elvi Fundo ka perfunduar ne spital, ku me sa duket do duhet te qendroje disa dite.

Goditja barbare ndaj njeriut te medias eshte alarm.

I kerkoj organeve pergjegjese te hetoje dhe te coje para ligjit ata qe guxojne te ngrejne doren mbi njerezit e medias”, shprehet Topalli.

Patozi: E frikshme që një gazetar të sulmohet në mes të ditës, në mes të Tiranës

Për dhunën ndaj Elvi Fundos ka reaguar edhe Astrit Patozi.

Më shumë se dhuna barbare ndaj një gazetari kritik, më dhemb guximi i agresorëve për të sulmuar në mes te ditës dhe në mes të Tiranës.

Por, sidomos, bindja e porositësve se janë të paprekshëm dhe se drejtësia nuk do të mbërrijë kurrë tek ata (ashtu siç, në fakt, ka ndodhur deri më sot).

Besimi i tyre se janë zotër të Republikës, përvecse acarues, është një arsye më shumë për të menduar se vetëm një shkundje e fortë do ta shpëtojë këtë vend nga pushteti i banditëve, që ka marrë permasa të frikshme”, shkruan Patozi.

Please follow and like us: