Albspirit

Media/News/Publishing

Sislej në Venecia: E drejta e humbur dhe e gjetur

Gjithmonë duket se vendosin sekondat e fundit për Sislej Xhafën. “Lost and found” (e humbur dhe e gjetur), vazhdon të intrigojë botën artistike të Sislejt, politikisht të përfshirë si një mundësi vokali të lartë mbi vendin e tij, Kosovën.

“Lost and found” është projekti më i fundit që do ta çojë artistin në edicionin e 57-të të Bienales së Venecias. Kosova e tij E humbur dhe e gjetur, ku shumë çështje vazhdojnë të jenë aktuale, duke përfshirë shkeljen e të drejtave të njeriut, kufizimet e sfidat që ka shoqëria e një shteti të ri të pavarur

Gjithmonë duket se vendosin sekondat e fundit për Sislej Xhafën. “Lost and found” (e humbur dhe e gjetur), vazhdon të intrigojë botën artistike të Sislejt, politikisht të përfshirë si një mundësi vokali të lartë mbi vendin e tij, Kosovën. “Lost and found” është projekti më i fundit që do ta çojë artistin në edicionin e 57-të të Bienales së Venecias.

Kosova e tij E humbur dhe e gjetur, ku shumë çështje vazhdojnë të jenë aktuale, duke përfshirë shkeljen e të drejtave të njeriut, kufizimet e sfidat që ka shoqëria e një shteti të ri të pavarur. Artisti, tashmë me famë botërore, së shpejti siç njoftojnë mediat vendëse do të vizitojë Kosovën, vendin e origjinës, për një konferencë për mediat, në të cilën do të shpalosen më shumë detaje për përfaqësimin e tretë të Kosovës në ngjarjen më të madhe botërore të artit pamor – Bienalen e Venecias.

Ekipi kosovar tashmë ka nisur përgatitjet. Hapi i parë për promovimin e Pavijonit të Kosovës ka qenë botimi i lajmërimit në ueb në faqen e njohur “e-flux.com”, në të cilën ka qasje e gjithë bota e artit pamor. “Republika e Kosovës po merr pjesë për herë të tretë në Bienalen e Venecias, që sivjet mban edicionin e 57-të. Artisti Sislej Xhafa ka zhvilluar një projekt të titulluar “Lost and found” për ta përfaqësuar Pavijonin e Kosovës. Artisti është i interesuar në elementin human në kushtet jonjerëzore dhe projekti “Lost and found” ngre shumë pikëpyetje për çështje personale, si: liria, ekuilibri social dhe padrejtësia, si shqetësime kryesore të njerëzimit në këtë kohë”, shkruhet në këtë njoftim. Xhafa – i cili në këtë Bienale merr pjesë për të tretën herë, pasi një herë hyri “ilegalisht” në Bienale, e një herë përfaqësoi Italinë – nuk zbulon shumë për temën që do të prezantojë në hapësirën e rezervuar për Kosovën në Venecia. Sislej Xhafa, është një nga emrat më të njohur të artit bashkëkohor, i cili së fundmi është vlerësuar me titullin Akademik Nderi i Shkollës së Arteve të Firences. Para pak kohësh Sislej është përzgjedhur fitues i një gare të rëndësishme të organizuar nga Bashkia e Firences me veprën “J”, ku kishin aplikuar 228 artistë nga bota, ku sërish tema kishte të bënte me të drejtat e njeriut. Artisti shqiptar bashkë me katër artistë të tjerë nga vende të ndryshme të botës kanë dalë fitues të këtij konkursi, ku veprat e tyre do të vendosen para Pallatit të Drejtësisë, përgjatë vitit 2017. Ky është një artist pothuaj unik, ku prezantimet dhe kritikat që janë shkruar për të, garantojnë një prezantim dinjitoz për njohjen e Kosovës në Bienale, në paraqitjen e tretë në këtë ngjarje të madhe botërore në fushën e kulturës. Përmes krijimtarisë së Xhafës synohet tërheqja e vëmendjes së publikut bazuar në reputacionin e konsiderueshëm që gëzon aktualisht në skenën artistike botërore.

Është i lindur në Pejë, 1970. Jeton në New York. Është i njohur për hetimet e tij artistike në realitetet sociale, ekonomike dhe politike lidhur me kompleksitetet e ndryshme të shoqërisë moderne. Xhafa gjatë viteve ka theksuar punën e tij artistike për tema ekonomike dhe sociale, realitetet politike, si ato ndërveprojnë me shumëllojshmëri të paqëndrueshme të shoqërisë moderne. Hetimet e tij, për shembull, në fenomenet e turizmit ose ilegalitetit të detyruar të përdorin një gjuhë minimale dhe ata janë në të njëjtën kohë ironike dhe subversive, duke praktikuar me shpërfillje një gamë të gjerë të mediave, nga skulptura, vizatimi, performanca e fotografisë.

Please follow and like us: