Albspirit

Media/News/Publishing

Ulqin: Piktura e Shën Marisë e cila daton nga shekulli 16-të

Në kishën episkopike në Ulqin nga mesi i shekullit 16 gjendej piktura e mrekullueshme, shkroi zyrtari venedikas G.B.Giustiniani, i cili në këtë qytet qëndroi në vitin 1553.

Ai tha se ajo tregonte ngritjen e Zojës në qiell. “Në piedestal është e dekoruar me stoli dhe ar aq të shtrenjtë sa që mund të barazohet me pikturat më të respektuara, më të bukura dhe më të pasura të Shën Marisë të cilat gjenden në cilindo qytet fisnik dhe të bukur”, shkruan Giustiniani.

Ajo ishte relikti më i respektuar e katedrales së Ulqinit, për shkak të së cilës ajo dhe qyteti i Ulqinit u bënë vend i pelegrinazhit.

Please follow and like us: