Albspirit

Media/News/Publishing

562 “dëshmorët” e vrarë nga Ministria e Brendshme gjatë regjimit komunist

Pushkatime, vrasje në kufi e shumë krime të tjera janë kanë sjellë rreth 562 viktima, emrat e të cilëve janë të renditur në një mur në muze. Por sigurisht që kjo shifër mendohet të jetë shumë herë më e vogël nga që mund të jetë në realitet.

Detaje dhe emrat rreth këtyre vrasjeve i ka publikuar ish kreu i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi.

“562 “dëshmorët” e Ministrisë së Punëve të Brendshme në diktaturë. Dikur, deri në vitin 1992, aty ku është sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka qenë Muzeu i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky muze ishte i ndarë të tri pavijone: Sigurimi, Policia dhe Kufiri. Në një prej stendave të tij, ishte e vendosur edhe lista e “dëshmorëve” të kësaj ministrie. Nga kjo tabelë, rezultojnë vetëm 562 persona të vrarë nga kjo ministri. Sigurisht nuk i takojnë vetëm Sigurimit, por edhe të vrarëve nga Policia dhe Kufiri. Vizitorëve të djeshëm të këtij muzeu që sot mëtojnë shifra më të mëdha në lidhje me të vrarët në fjalë, po u kujtoj foton e kohës së shkuar”, shkruan Dervishi.

muze.jpg

 

Please follow and like us: