Albspirit

Media/News/Publishing

Ankaraja kërkon organizimin e 30 takimeve elektorale pro-Erdogan në Gjermani

Ankaraja informoi Berlinin se dëshiron të organizojë rreth 30 takime elektorale shtesë pro-Erdogan në Gjermani, pavarësisht anulimit të kryer së fundmi të disa tubimeve me çmimin e tensioneve mes dy shteteve, njoftoi sot kreu i diplomacisë turke.

“Ajo çfarë presim nga Gjermania, është që të zgjidhë këtë problem. Kemi si synim të organizojmë rreth 30 tubime. I kemi vënë në dijeni autoritetet gjermane”, deklaroi Mevlüt Cavusoglu, cituar nga televizioni CNN-Türk.

Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarasë janë tensionuar në ditët e fundit pas anulimit në disa qytete gjermane të tubimeve që synojnë të promovojnë një reformë që forcon kompetencat e Recep Tayyip Erdogan, që pritet të kalojë në referendum më 16 prill në Turqi.

Please follow and like us: