Albspirit

Media/News/Publishing

Hollande rimendohet, gati për të rikandiduar për president

Kthesë e papritur në Francë. Fransua Hollande është gati të kandidojë “in extremis” për zgjedhjet presidenciale.

Duhet edhe një muaj e gjysmë deri në turin e parë të konsultimeve për të zgjedhur shefin e ri të Elizeut dhe presidenti aktual, i alarmuar nga hipoteza e një fitoreje të Marine Le Pen që përfaqëson të djathtën ekstreme, mund të rimendohet dhe të garojë edhe ai.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta franceze “Le Parisien”, e cila shton se Hollande ka grumbulluar deri tani 500 firma për rikandidimin e nevojshëm.

Në fillim të muajit dhjetor, në një diskutim publik me francezët, Hollande njoftoi se nuk kishte ndër mend të kandidonte në zgjedhjet e pranverës, pasi popullariteti i tij kishte rënë në mënyrë drastike.

Sipas burimeve të ndryshme mediatike pranë Elizeut, Hollande nuk do të garonte vetëm në rast se Emmanuel Macron do të pësonte rënie në sondazhe dhe nëse fituesi i paraprakeve, Benoit Hamon, do të vazhdonte të qëndronte në nivele të ulëta (nga 13-14%).

Please follow and like us: