Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata Kushtetuese, i mbaron mandati një tjetër gjyqtari

Pas Vladimir Kristos dhe Sokol Berberit, një tjetër gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese i ka mbaruar mandati. Është fjala për Vitoren Tushën, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë derisa të zgjidhet zëvendësuesi i saj.

Përfundimi i mandatit të Tushës është konfirmuar në një seancë të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese.

Muaj më parë, me përfundimin e mandatit, gjyqtari Sokol Berberi dha dorëheqjen, ndërsa Vladimir Kristo vijon të qëndrojë në detyrë.

Please follow and like us: