Albspirit

Media/News/Publishing

Incidenti me mësuesin, flet djali i Adriatik Zotkajt: Faji ishte i imi

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj është përfshirë sot në një incident, ndërsa rastin e ka publikuar ish kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit shkruante se Zotkaj kishte rrahur një mësues, pasi i kishte thënë fjalët: “Pse më shikon, apo ngaqë s’je me PS-në?”

Por vetëm para pak minutash, i biri i Adriatik Zotkaj, Mali ka shkruar në redaksinë e JOQ.al, ku thotë se kjo ngjarje s’ka aspak lidhje me politikën. Ai pretendon se në fakt është vetë ai që “ka futur në sherr të atin, pasi është zënë me djalin e mësuesit për diçka personale”. Mali thotë për JOQ.al se Adriatiku, kreu i Bashkisë së Poliçanit thjesht ka ndërhyrë për t’i ndarë, ndërsa kërkon faljë që shkaktoi këtë incident, pasi nuk e kishte menduar se kjo do shfrytëzohej politikisht.

Ja çfarë shkruan Mali Zotkaj për JOQ.al:

‘Përshëndetje JOQ, unë që po ju shkruaj jam djali i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatikut. Lexova pak më parë lajmin e publikuar nga ju për rrahjen po doja t’ju bëja të ditur versionin e vërtetë të ngjarjes: Arsyeja e “sherrit” ishte personale midis meje dhe djalit të mësuesit, s’ka as politikë në mes asgjë, jua siguroj. Leje ça thotë Sala. Babai im duke më parë mua që po zihesha u afrua, u fut në mes të sherrit duke na ndarë pasi gjërat mund të përkeqësoheshin. Tani ju lutem më thoni kush është ai prind qoftë kryetar bashkie apo deputet, ministër që shikon djalin të zihet dhe nuk ndërhyn?? Kërkoj faljen për zënien pasi ishte e gjitha një keqkuptim dhe ju lutem publikojeni pasi dua që të qartësohet opinioni dhe nuk e durojmë dot atë nofkën “kriminel, bandit”. Ne nuk jemi të tillë, ju betohem për këtë. Kam bërë gabim pasi isha në xhiro me babin dhe nuk i mendova pasojat që mund ta lidhin me politikën. Gabimi im. Nuk po ju kërkoj as të fshini lajmin, asgjë, po të paktën të dali dhe versioni jonë i ngjarjes se cdo gjë që bëjmë ne publikohet dhe merr ngjyra politike, nuk është gjithmonë kështu. Unë i kuptoj të gjitha ato që nxirrni juve sepse atë punë keni, po të paktën e kemi të drejtën e një sqarimi se ndihem fajtor për përfshirjen e babit tim në muhabete fëmijësh. Faleminderit dhe respekte.’

 

Please follow and like us: