Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-Kreu i KQZ, Kume: Bojkoti nuk pengon zgjedhjet

Mospjesëmarrja e mundshme e përfaqësuesve të opozitës në komisionet e niveleve të dyta e të treta, KZAZ dhe KQV, nuk mund te bllokoje ngritjen e organeve të administrimit të zgjedhjeve në terren. Zgjidhja gjendet në Kodin Zgjedhor, i cili është miratuar me votën e të dyja paleve. Ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume sqaron se është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili bazuar në ligj, ndërhyn për të zgjidhur këtë ngërç. Ligji zgjedhor përcakton kriteret për emërimin e anëtarit dhe sekretarit të KZAZ-vë, nëse ato nuk vijnë si propozime të partive politike, që kanë të drejtën për të bërë propozimet. Po ashtu, Kume nuk sheh pengese ligjore, nëse një parti e caktuar nuk bëhet pjesë e garës elektorale. Problemi sipas tij, lidhet me alternativën politike në raport me zgjedhësit. Që më nisjen e protestës maratonë, opozita ka bërë të ditur kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe ngritjen e një qeverie teknike, e cila sipas saj, do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme./Vizion Plus

Please follow and like us: