Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Duka dënon dhunën ndaj gazetarit Elvi Fundo/Fajtorët të dalin para drejtësisë!

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e ka cilësuar një akt të rëndë e mbi të gjitha një kërcënim ndaj medias dhe fjalës së lirë, pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Ai u ka bërë apel autoriteteve kompetente që të bëjnë gjithçka për zbulimin e autorëve dhe rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

Lidhur me goditjen brutale ushtruar gazetarit Elvi Fundo nga persona të panjohur, ai ka kërkuar që të punohet nga ana e policisë që fajtorët të dalin para drejtësisë.

“Të nderuar miq,
Ditën e mërkurë, 08.03.2017, në një zonë të populluar të qytetit të Tiranës, është goditur brutalisht nga persona të panjohur gazetari Elvi Fundo.

Gjykoj këtë akt të rëndë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj medias dhe fjalës së lirë, dhe dënoj me forcë këtë gjest barbar.

Si Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, i bëj apel autoriteteve kompetente që të bëjnë gjithçka për zbulimin e autorëve dhe rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë, në mënyrë që fajtorët të dalin para drejtësise”, shkruan Agron Duka.

Please follow and like us: