Albspirit

Media/News/Publishing

Eksperti amerikan: Shtëpia e Bardhë nuk është një vend i sigurt për Donald Trump

 

Një ish-agjent sekret i cili u ka shërbyer Presidentëve amerikanë Bush e Obama, ka paralajmëruar se Donald Trump nuk është i sigurt në Shtëpinë e Bardhë.

Dan Bongino, i cili ka punuar si instruktor në akademinë e stërvitjes të Shërbimit Sekret foli për incidentin e së premtes, ku një person u fut brenda perimetrit të Shtëpisë së Bardhë, që është incidenti i shtatë këto vitet e fundit. Sipas tij trupa e sigurisë dhe gardhi duhet përforcuar me agjentë të tjerë dhe me armatimet dhe teknologjinë më të mirë që ekziston.

Nëse një person me çantë shpine dhe me njërin gju të vrarë si Omar Gonzales mund t’i afrohet Shtëpisë së Bardhë brenda zonës së ndaluar, atëherë a ka ndonjë që të më bindë me argumenta se një ekip me 40 trupa speciale dhe të armatosur deri në dhëmbë nuk mund t’ia dalin mbanë që ta pushtojnë Shtëpinë e Bardhë”.

Bongino i referohet ngjarjes së vitit 2014 kur Omar Gonzales arriti të futej nga pjesa veriore e rezidencës i armatosur me një thikë, të cilën e mbante në çantën e shpinës.

Gjatë një interviste për një radio nju-jorkeze Bongino tha se shërbimi sekret nuk ishte gati për ta mbrojtur Shtëpinë e Bardhë.

Ata nuk janë gati për këtë dhe e di që ajo që them unë mund t’i bëjë disa të mos ndihen të qetë.  Ata nuk ia kanë idenë sesi një plan sigurie për mbrojtjen e Shtëpisë së Bardhë funksionon në terren. Ajo që ndodhi parmbrëmë, është diçka që shkon në kokën e çdo terroristi.”

Sipas Bongino-s janë disa probleme që duhen rregulluar para se të jetë shumë vonë.

E para stafi që merret me sigurinë e Shtëpisë së Bardhë ka humbur shumë nga ana cilësore. Aty janë larguar disa nga agjentët më të mirë dhe nuk janë zëvendësuar si duhet. E dyta ka një mungesë vullneti politik për të adresuar problemet e sigurisë dhe shumica e personave që janë aty presin për punën tjetër dhe shpresojnë që gjatë kohës së tyre të shërbimit të mos ndodhë gjë. Ndërsa problemi i tretë është vetë plani i tanishëm i sigurisë. Ata pretendojnë se nuk mund ta kthejnë Shtëpinë e Bardhë në një kamp të armatosur.”

Sipas tyre entitete të tjera rreth Shtëpisë së Bardhë duan të ruajnë pamjen historike të saj. Por në fund ai pyet:

Doni një Shtëpisë të Bardhë të sigurt apo doni që të duket e bukur”?

/Breibart.com – Hashtag.al/

Please follow and like us: