Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Shkarkimi i ministrave i ngjan kollës që bëhet për të maskuar …

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar me lajmin e shkarkimit të shtatë ministrave me argumentimin se do të përqëndrohen në fushatën në rrethe. Në një status në faqen e tij në Twitter, ish ministri i LSI­-së, i shkarkuar pas sherreve të vazhdueshme me Ramën, shkruan se “Ideja e shkarkimit të 7 ministrave, ngjan me kollitjen që bëhet për të maskuar pordhën! Do presim deri në fund që të vijojmë të qeshim!”.

Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar lidhur me shkarkimet e ministrave. Kjo edhe për faktin se Rama nuk ka dhënë asnjë detaj se si do të bëhen lëvizjet në qeveri.

Please follow and like us: