Albspirit

Media/News/Publishing

Rama, meditim për ekipin e ri

Ish këshilltari i Fatos Nanos, ka ironizuar me zhvillimet më të fundit politike dhe me ndryshimet që pritet të ndodhin në kabinetin qeveritar. Edhe pse nuk është konfirmuar asnjë largim, në media përflitet se do të largohet nga qeveria ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe gjithë ministrat që janë drejtues të PS në qarqe. Dylgjeri ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të Ramës, në një stadium, teksa rri ulur në stol dhe shikon drejt fushës.

«Meditim për ekipin e ri… », shkruan Dylgjeri në Facebook.

Kryeministri pritet të mbledhë sot paradite 12 koordinatorët e fushatës së PS, 8 prej të cilëve janë ministra. Pritet të shihet nëse shkarkimi i tyre do të vijë që sot apo të hënën siç edhe është thënë më parë.

Please follow and like us: