Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrat e rinj, Fatmir Xhafa merr portofolin e Tahirit

Kryeministri Edi Rama njoftoi ministrat e rinj sot pas një mbledhjeje prej një ore në kryesinë e PS. Olta Xhacka do të jetë ministre e Punës , ministre e Shëndetësisë do te jetë Ogerta Manstirliu, ministër i Pushtetit Lokal, Eduard Shalsi, ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Manastirliu ka qenë drejtori e spitalit Nënën tereza dhe një ndër bashkëpuntoret e ngushte të kryeministrit Rama gjatë kohës që ai drejtoi bashkinë e Tiranës.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa vjen për herë të dytë në qeveri pas qeverisë së fundit të Fatos Nanos kur drejtoi ministrinë e Drejtësisë. Ndryshe Xhafa merr “biznesin e kanabisit”.

Ndrsa Shqalsi është një mik dhe bashkëpunëtor i hershëm i Ramës, njeriu i cili ka iniciuar edhe ligjin e plehrave , një shans biznesi për disa zyrtarë të qeverisë.

Olta Xhacka është ndër emrat e vetëm që u lakua dje për ministër dhe sot ia doli të merrte portofolin e Blendi Klosit.

Please follow and like us: