Albspirit

Media/News/Publishing

Silvi Bardhi: Alibia e pabesueshme e Rilindjes

 

 

Sipas Ramës, Tahiri u lirua nga detyra për një punë më të madhe. Për të shkuar fshat më fshat e të tregojë në fushatë ç’ka bërë Ministria e Brendshme për shqiptarët.

 

P.S. Kush e beson këtë alibi, ku Tahiri e të tjerët nuk patën guximin të dilnin para shqiptarëve duke lënë mandatin në mes. Pa kërkuar asnjë ndjesë, pa thënë asnjë fjalë pas 4 vitesh show televiziv.

Do të kenë guxim këta fushatllinj t’u dalin përpara banorëve në fshatrat e Shqipërisë, punëtorëve të cilët kanë lënë punën e ndershme për të punuar në fushat me kanabis?

Do të kenë guximin ata të takojnë shqiptarët, ku gra, kryefamiljarë janë vetëvrarë për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë elektrike, sepse ishin pa asnjë të ardhur.

Do të kenë guximin ata të shikojnë shqiptarët në sy, e t’u flasë një nënë nëse, fëmija e së cilës nuk fitoi shkollën e lartë, edhe pse ekselent?

Do të kenë guximin ata të shikojnë shqiptarët në sy, e t’u flasin për koston e shtrenjtuar të jetesës dhe çmimeve të larta? Mungesës së punës edhe pas premtimit për 300 mijë vende pune?

Do të kenë guximin ata të shikojnë shqiptarët në sy, e t’u flasin për mirëqënie, për sa kohë rreth 1 milion shqiptarë kanë kërkuar azil, kanë aplikuar për t’u larguar drejt SHBA dhe një pjesë e tyre ikin sepse si të specializuar ata paguhen dhe trajtohen më mirë jashtë?

Alibia është një gënjeshtër e trashë, të cilën e kupton çdo shqiptar i cili sheh në këto momente kryeministrin të trajtojë postin si pronë private dhe jo publike.

Please follow and like us: