Albspirit

Media/News/Publishing

Taulant Balla, i dashuri “intim” i Xhenifer Lopez

As në ëndrrat më të çmendura të deputetit socialist nuk ndodh që ai ta imagjinojë veten në krah të Xhenifer Lopez. Por rastësia është mbret i botës, ndaj Taulant Balla nga Librazhdi është bërë i dashuri i ri i Xhenifer Lopez, sipas një titulli të shkuar keq në Oranews.

Lapsusi është korrigjuar menjëherë, por ka lënë gjurmë në rrjetet sociale, siç duket në foton më poshtë. Megjithë kalimin e viteve, Xhenifer konsiderohet një nga femrat më seksi të shoëbizz në të gjithë botën dhe ende mahnit me format e saj. Kurse Taulant Balla ishte sot në mbledhjen e kryesisë së PS, si gjithmonë i fokusuar në atë që thoshte kryetari, pa e ditur se disa orë më pas, do të përfundonte në lajme, përkrah Xhenifer Lopez.

Please follow and like us: