Albspirit

Media/News/Publishing

Fatos Nano nga qelia e Bënçës në varrimin e nënës, Paulin Sterkaj e mbante nga krahu

“Associated Press” ka fiksuar me një video të rrallë momentet e pa transmetuara kur ish-kreu i PS-së, Fatos Nano, la qelinë në 15 dhjetor 1995 për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.
Aso kohe Nanos, që ndodhej në burg, autoritetet i kishin dhënë 17 orë leje për të lënë qelinë në Bënçë dhe për të përcjellë në banesën e fundit nënën.
Në videon pa koment të AP, duket Nano me kostum e kollare, i rrethuar nga shumë njerëz. Një nga ata që e mbajnë për krahu, është deputeti i sotëm i PS-së, Paulin Sterkaj. Në atë kohë, Sterkaj ishte shefi i repartit special të policisë “Brisku”.
“Dua të falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë t’i jap lamtumirën e fundit, bashkë me njerëzit e mi më të afërt, nënës sime. I falënderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin. Para vdekjes edhe hasmerit ulin armët”, tha Nano gjatë ceremonisë mortore të nënës së tij.
“AP” komenton se në varrimin e nënës së Fatos Nano morrën pjesë mbi 5.000 persona dhe se lideri historik i së majtës shqiptare u prit aso kohe si hero nga qytetarët e Tiranës.

Please follow and like us: