Albspirit

Media/News/Publishing

‘The Independent’ shkruan për Dua Lipën

Gazeta e famshme dhe e respektuar britanike The Independent shkruan për këngëtaren kosovare dhe ngjitjen e saj të shpejtë në top-lista.

Këngët e saj përshkruhen si konfidente dhe të sinqerta, transmeton Klan Kosova.

Ndonëse qindra artistë dështojnë të futen në top-lista, Dua Lipa me pak këngë ka arritur që të fitojë vëmendje dhe dëgjueshmëri.

Ajo ka gjetur audiencë në Britani të Madhe dhe SHBA, dhe vitin e kaluar ishte kthyer në rrënjët e saj në Kosovë, për të performuar në një shfaqje bamirësie për 20 mijë vetë.

Dua jo vetëm që po e pushton Britaninë, por po duket se këtë triumf po e arrinë në gjithë botën; dhe kjo arritje duke mos e lëshuar asnjë album.

Ajo vetëm se ka krijuar fansat dhe ndjekësit e saj besnikë me këngët si Blow Your Mind (Mwah) dhe Hotter Than Hell, madje duke u bërë model për ta.

Albumi i parë i Dua Lipës do të lëshohet më 2 Qershor të këtij viti, dhe ajo po e sheh 2017-tën si shansë për të lënë gjurmë – dhe jo vetëm përmes toplistave dhe shpërblimeve, shkruhet ndër të tjera në artikullin e publikuar nga The Independent.

Please follow and like us: