Albspirit

Media/News/Publishing

Arian Çani: Së shpejti do të iki nga Shqipëria

Gazetari Arian Çani që prej vitesh drejton emisionin “Zonë e lirë” ka bërë një deklaratë në studion e Eni Vasilit në News24 që ka lënë të gjithë pa fjalë. Gazetari thotë se vendin e sheh pa prespektivë në një situatë kur kanabisi ka mbuluar gjithçka.

“Shumë shpejt do të iki nga Shqipëria. Kush nuk e kupton që ky vend po shkon keq e më keq është naiv. Nuk rriten kalamajte ne nje vend si ky. Ka ardhur momenti që njerësit ta mendojnë seriozisht këtë” – ishte deklarata e Çanit.

“Ndjesia ime dhe nga ajo që shoh trendi më duket jashtëzakonisht i frikshëm” – shtoi gazetari i njohur.

Gazetari ka edhe një skenar të tijin pse shqiptarët nuk ngrihen dhe të reagojnë kundër qeverisë: “Është strategji e Ramës që ka lejuar që i gjithë populli të pijë hashash për ta vënë në gjumë” – e mbyll në mënyrën e tij Çani.

Please follow and like us: