Albspirit

Media/News/Publishing

Tempull’ i Dodonës

Studime arkeologjike prej Kristo Floqit. Revista “AGIMI” Shkodër Qershor 1919

Vendi ku ka kenë Tempulli i Dodonës, si duket edhe sot asht nji kodrirë e bukur e e shestueme në maje, ku njifen ‘edhe tash muret pelasgiikë ; mbas termaleve të ksaj kodrine mburojnë disa ujna të ftofta e të kullume, e ky duket se ka kenë shkaku qi Homeri në epopën’ e tij e quen Dodonen “Dyschimerron”, don me thanë “vent i ftoftë si dimni”. Ket e shofim në nji të përshndetun qi fatosi Aqileti(Akili) i ushtris “Greke” të Trojës i çon Hyjit të Dodonës, qi asht Perendija i atdheut të tij, Thessalis, (cila ish një krahinë e Pelasgjis, due me thanë e Shqypnis së motshme.)

Kryeqyteti i Pelasgve n’ Epir ka qenë atje ku sot g iindet katundi “Kasrrica” në Hellopi (fushen e Janinës), ku shifet nji architekturë polygonale (shumë çipash) e pa­regullshme. Ky kryeqvtet thirrej prej Pelasgve “Hella”

Afër tempullit gjinde edhe nji qytet tjeter në emen “Dodonë” i cili shtrihej kah veriu i tempullit, nërrnjet të kufive të Thesprotis (Çameris) e të Hellopis, tue përshi nji krahinë të tanë qi zgiatej deri në malet Arakinthos (Zygos) t’ Etolis, e quhej gjith’ ashtu. «Dodonën”. Kjo krahinë pelasgiike ishte në za dikuer, porse nami i saj pushoj qysh njatëhera kur tempulli ose hieni (ijeron) e Dodonës shkelqevi mbi të giithë tempujt e tjerë e fama e oraklit mbet historike.

Sellij të cilët thame se ishin dragomanët(përkthyes) e Hyjit të Dodonës si kallxon edhe Homeri nuk i lajshin kurr kambët; ishin aniptopodhes (kambë pa­larë), e flijshin në tokë, të stervitun në vshtirsi e të msuem me hiek zori edhe e gjith farë tra vajet, edhe kët e bajshin për nder e drojë ndaj Zoti i tyne, se Hyji Pelasgjik. Herodoti tregon se kta ishin ministrat (nënpunsit) ose priftnat (Si me thene mungarët) e Hyjit. Si duket kta ishin prej Sellejadës, të Theprotis cila asht giith’ ajy Sulie i sotshem i Çamris, e ksodor merret vesht se Sellijtë ishin katragiyshat e Suljotve të sotshëm. Homeri nuk perrnënd tjerë banor në qytetin e Dodonës përveç Selleve, ose Sellijve; Herodoti nuk ban fjalë përveç se ‘për Ypofita d.m.thanë për ministra, ose nënpunës të Hyjit, të cilët i kaa painun edhe ajy me syt’ e tij kur ka ardhë e ka vizitue Dodonën, por se merret vesht prej Homerit prep se Sellijtë, si njerëz të kushtuëm te Hyjit banojshin përgjithmonër afër tempullit të Dodonës, si sherbtorë të Zotit që ishin, e se qyteti i Dodonës banohej prej banuesave të tjerë, cilët ishin grumullue atje herë mbas heret për me kenë ma të afermit të Hjijit së Dodonës. Hesiodi thotë se Sellët banojshin në nii avulli të madhe, cila, ish bana e përhershme e tyne, si me thanë qela e ktyne kalloierve, cila quhej “ban’ e Pelasgve” (Pelasgon edhranon). Giith ashtu ky thotë se qyteti i Dodonës nuk ish tjetër përveç se ajo Hella, cila ish kryeqyteti i Pelasgve në Epir.

Dionysi Halikarnaseusi tregon se qyteti Dodona banohej prej Haonëve, janë stërgjyshat e Lapëve të e sotshëm. M’ andej thotë se muerne Mollosët, nji tjetër rod epirote.Mandej thotë se muerne Mollosët, nji tjetër rod epirote.

Tragatiani Eschyllos thotë se aty banojshin edhe Thesprotët edhe Mollosë bashk.  Mythologjia tregon se Hyii banote mbi mal te Tomorrit. Lisa janë rrejtë tuj kujtue se Tomur’ I Mythologjis ka qenë mali “Mërçka” qi naltësohej nga anë e lindjes të luginës së Dropollit, e se burimet,

t’cilët gjindeshin rreth malit ishin ato për të cilat ban fjal Plini. Por Plini ban gabim se në kët luginë së

gjindën as shymtyra muresh si ata qi ka pasë Dodona, as të dy liqenat nër mjet të cilve ka kenë Dodona, si mbas shkrimtarve klasikë, t’cilët I nepshin asaj lugine emnin “Hellopi” prej fjalës “Hellos” qi don me thanë “liqe” ose “knetë” nonse fjala duket qi ka etymologin e saj prej fjalëve Pelagjike “HyjeLopë” qi si edhe mbas shpjegimeve të Pouquevillit kët emen e ka marrë fusha e janinës pse vendi i sajka kenë shum pjellorë e kullotshin n’atë shum lopë.

Tomori afër të cilit gjindej Dodona asht nji mal i veçantë që i thonë “Mal’ i Gardiqit” e gjindet si nga ana e verit të fushës së janinës, ku kjo fushë mbyllet. Në kët mendim asht dhe Pouquevilli cili ka caktu me taman vendin e Tomorrin e ka botue edhe kartin topografik cili perfshin fushen e Hellopis e Tomorrin e

Dodonën, edhe t’cilin kartë e ka pëlqye edhe Academia letrare e Parisit. Ky mal’ i Tomorrit të Hellopis nuk asht sot si ma parë se mungojnë gjith’ ata lisat e motshëm që e stolisnin dikur e sot asht krejt I çdeshun nj’ashtu si asht çdeshë edhe mali i Libanit (Libanos) në Palestin prei ahëvet që kish dikuer në kohënat e para. Sot rotull ktij Tomorit historik nuk shihen ma perveç se do pullumba t’egra qe flutrojnë e kanë aty çerdhat.

Sa do qe Plini kallxon për «Tomor» malin e «Mertçkës» afer Dropullit, e thotë se ky a mali ku banote Hyji, sot asht caktue pa farë dyshimit se ban’ e Hyjit ish Tomori i motshëm i Beratit, e se tempulli i Hyjit, tempulli i Dodonës, ish mbi Tomorrin tjeter të Hellopis, të fushës se Janinës, si u caktue ma nalt.

  1. 1. Zef ana Dodonaie Pelasgjike tellothi Dodonis neion Dodnis Medeom dyschimerru, amfi de, Selloi Soi naiousin. ypofitai aniptopodhe hamaievnai. Don me thanë : O Zot, mbret’ i Dodonës PeIasgjike, qi je ne ato vende të gjana, Perëndi qi sundon mbi Dodonë, cila asht e ftoftë si dimni, «rrotull teje banojnë Sellijtë, dragomanët t’ uej të cilët kurrë s’i lajnë kambët,e flejnë per tokë. Homeri – llliadë XVI. 233.
  2. 2. Ella Kathedhra, ose Pelazgon edbranon, si thotë Hesiodi.
  3. 3. Dionysios Perrigjitie 430, 431, 432
  4. 4. lliadë XVI, 233.
  5. 5. Gjith’ aty
  6. 6. Libër I. 51. Homer Odys,. XIV – 544.
  7. 7. Eschyllos në, dramin e tij Prometheus dhesmotis,

8 Plinius. Liv. IV. Tomarus centum nobilis Theopombo celabratus,

  1. 9. Voyages de la Grece I – 174.

*Nr. 2.Periodikë letrare e përmuejshme.” AGIMI” Shkodër Qershor 1919. Vjet’ e I.

Please follow and like us: