Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori amerikan: Shqipëria e Madhe! Jam i kënaqur me kufijtë aktual

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar për herë të parë idenë e shqiptarëve për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Gjatë një interviste në emisionin “Sporazum”, Delawie është pyetur se çfarë e justifikon krijimin e Ushtrisë së Kosovës – aspiratat për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo diçka tjetër.

Ambasadori amerikan ka thënë se “Kosova është një shtet i pavarur dhe ne sigurisht e pranojmë se është e drejtë e një shteti të pavarur të ketë një ushtri nëse ai dëshiron. Është çështje sovraniteti”, transmeton Gazeta Express.

“Sa i përket Shqipërisë së Madhe, unë mendoj se kufijtë e Ballkanit kanë ndryshuar boll në dekadat e fundit, dhe unë jam shumë i kënaqur me kufijtë e sotëm”, është shprehur Delawie.

“Ne mbështesim Kosovën dhe kufijtë e saj aktualë, kufijtë që ajo i ka që prej pavarësisë së saj, kufijtë që janë në flamurin e Kosovës, dhe ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën si shtet i pavarur e sovran”, ka thënë më tej ambasadori amerikan.

“Ne po punojmë për të bërë një Evropë të kompletuar, të lirë dhe paqësore, në fjalët e Churchillit, dhe ne besojmë se Ballkani në veçanti, dhe Evropa në përgjithësi, do të jenë më mirë me një Kosovë sovrane e të pavarur, në paqe me fqinjët e saj”, ka përfunduar përgjigjen Delawie.

Please follow and like us: