Albspirit

Media/News/Publishing

“Dafina Zeqiri mohon origjinën shqiptare, ka paguar që të njihet si suedeze”

Të gjithë u lumturuan kur listës së këngëtareve shqiptare që po bëhen të famshme në Evropë iu shtua edhe Dafina Zeqiri me këngën e saj debutuese “Four Seasons”. Por, lumturia zgjati deri në momentin kur mediat e huaja filluan të shkruanin për të, duke e cilësuar këngëtaren me origjinë suedeze.

Kjo gjë duket se i ka pëlqyer Dafinës, pasi vet ajo postoi në Instagram disa nga këto shkrime pa bërë asnjë sqarim për fansat dhe portalet e huaj.

279633

Kaq ka mjaftuar që ajo të përballet me një lumë kritikash nga fansa të saj, por edhe nga ish bashkëpunëtorë në Kosovë.

Njëri prej tyre është edhe ish menaxheri i saj Besfort Hasanaj i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka ngritur akuza të forta për Dafinën. Sipas tij ajo nuk ka për të arritur kurrë famës e Ritës, Bebes, Dua apo Erës pasi nuk është njësoj e talentuar si to.

Për më tepër ai ka thënë se Dafi ka paguar që portalet të shkruajnë për të dhe ta konsiderojnë suedeze./opinion.al

17264205_1202935873137697_5200966568372758259_n

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

Dafina Zeqiri: Jam kengetare e lindur ne Suedi, e jo ne Kosove!?!
Luja Daffyi luja, a don te ja kalojsh Bleones “Amerikane”?!…

Daffy ne dy intervista per dy portalle te Amerikes (ka paguar hapsiren per intervista kuptohet!) po e anashkalon origjinen e saj nga Kosova. Njejten gje e pate ber edhe Bleona para disa viteve kur filloj karieren e saj ne Amerike duke mohuar prejardhjen e saj shqiptare!
Kah je nis oj nuse???
Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, Era Istrefi nuk e kane mohuar prejardhjen e tyre, dhe asgje nuk po i pengon ne sukseset e tyre e arenen nderkombetare!
Nanen e baben a i ke Suedez?
Famen e ke arritur ne Suedi apo ne Kosove?
Nejse, nuk ke faj ti, por gazetarucat dhe disa kolege tuaj “Pevaqica” qe te reklamojne…

Edhe sa i perket kanges tende “Four Seasons”, te cilen edhe po e paguan duke e reklamu neper rrjetet sociale (Sponsored) kot e ke, poashtu kot e ke paguar edhe reperin French Montanen te dal si statist ne klipin tend e cila kange eshte e deshtuar!

Nejse ti je mesuar me te lemoshe kalamajt te cilet nuk ta njohin karakterin tend siq ta njef stafi yne, ata nuk e din si i ke tradhetuar bashkepuntoret tuaj te ngushte (edhe stafin tone), por, mos harro se amerikanet nuk jane kalamaj!
Ti nuk i ke vertytet e Rites, Bebes, Duas, e Eres, kot e ke!…

Nejse bej qejf me jeten tende private neper Amerike, si te mbetesh pa lek, eja ne trojet shqiptare me dy te dridhne ne skene i fiton nga 5000 euro ne nate (sa te ka papaka, e papaka gjithmone do kete!) dhe tubo lek per 2 muaj veres dhe jeto me ato lek pastaj 10 muaj neper Amerike…
Suksese Suedeze!

3
Please follow and like us: