Albspirit

Media/News/Publishing

A e kërkoi ambasadori amerikan shkarkimin e Saimir Tahirit? Deklarata e fortë menjëherë pas largimit

I pyetur nga Zëri i Amerikës, për lëvizjet në qeveri dhe kryesisht për ndryshimin e kreut të Ministrisë së Brendshme një institucion kyç dhe i gjendur shpesh në qendër të sulmeve veçanërisht nga opozita, ambasadori amerikan theksoi se “që lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja. Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, thekson ambasadori Lu duke vënë në dukje bashkëpunimin e mëparshëm më zotin Xhafaj, kryesisht në procesin e reformës në Drejtësi. “Ne kemi punuar ngushtë me zotin Xhafaj si kreu i komisionit të ligjeve të kuvendit dhe për reformën në drejtësi”, përfundon deklarata e ambasadorit amerikan, raporton Zëri i Amerikës.

Ambasadori Lu ka qenë i rezervuar në publik në lidhje me fenomenin e kanabizimit. Pavarësisht denoncimeve të opozitës, tonelatave me kanabis të kapura në Itali e Greqi apo 1.5 milion rrënjëve të asgjësuara nga policia, ai ka preferuar t’u qëndrojë larg komenteve për këtë situatë. Kjo është parë nga një pjesë e opinionit publik si mbështetje për qeverinë Rama dhe veçanërisht për Saimir Tahirin.

Por deklarata e tij menjëherë pas shkarkimit të Tahirit se “Xhafaj duhet të punojë në mënyrë aktive kundër narkotikeve dhe krimit të organizuar” është një kritikë e fortë për ish -Ministrin e Brendshëm.

Në një nga variantet e përfolura për arsyet e shkarkimit të Tahirit është edhe “një kërkesë e ndërkombëtarëve”. Ambasada amerikane është më e angazhuara në Shqipëri përsa i përket luftës kundër narkotikëve dhe krimit të oganizuar. Ambasadori Lu e kritikoi hapur policinë për mosarrestimin e Kelmend Balilit.

Please follow and like us: