Albspirit

Media/News/Publishing

Fotografi të panjohura të Nënë Terezës

Bashkë me fotografitë tregohet për historinë e Nënës Terezë dhe vendimin të saj që në një prej zonave më të varfra të Indisë të krijojë një komunitet të murgeshave që përkujdeseshin për nevojtarët dhe të sëmurët

Portali Aleteia ka publikuar sot disa fotografi të mëparshme por edhe disa të reja ikonike të Shën Terezës, bamirëses shqiptare e cila ndihmoi njerëzit në nevojë në mbarë botën.

Bashkë me fotografitë tregohet për historinë e Nënës Terezë dhe vendimin të saj që në një prej zonave më të varfra të Indisë të krijojë një komunitet të murgeshave që përkujdeseshin për nevojtarët dhe të sëmurët, shkruan KultPlus.

“Gjeje Kalkutën tënde. E shoh Jezusin në çdo qenie, i them vetes. Ky është Jezus i uritur, duhet ta ushqej. Ky është Jezus i sëmurë. Unë shërbej sepse e dua Jezusin” shkruhen fjalët e thëna nga Nëna Terezë krahas këtyre fotografive, disa prej tyre krejt të reja dhe që rrëfejnë jetën e shenjtores në faza të ndryshme.

Please follow and like us: