Albspirit

Media/News/Publishing

Kina dhe Arabia firmosin marrëveshje ’65 miliardë dollarë’

Mbreti i Arabisë Saudite ka filluar turneun njëmujor rreth Azisë, me një vizitë në Pekin, ku të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje me vlerë 65 miliardë dollarë, shkruan “Reuters”. Sipas zëvendësministrit të Jashtëm kinez, Zhang Ming, ata ranë dakord mbi memorandumet që përfshinin çdo gjë, duke filluar nga energjia deri te hapësira. “Presidenti Xi Jinping dhe Mbreti Salman janë miq të vjetër – ka thënë Zhang- Bashkëpunimi praktik midis Kinës dhe Arabisë Saudite ka arritur gjëra të mëdha dhe ka potencial të madh”. Vizita e Mbretit Salman vjen ndërkohë që Arabia Saudite ka për qëllim të promovojë mundësitë e investimeve në mbretëri, duke përfshirë edhe shitjen e aksioneve në pronësi të shtetit gjigant të naftës.

Please follow and like us: