Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasador Lu, besojeni, Xhafaj do te kishte qene torturues i stergjyshes suaj…

Basir Collaku

 

Shkelqesi Ambasador Donald Lu. Fatmir Xhafaj hetues i kohes se komunizmit dhe diktatures, pret te behet minister i brendshem. Normale thone plot njerez, nuk e pengon ligji thone plot te tjere. Mire. Tamam. Po per dreq ka njerez te gjalle qe jane torturuar nga hetuesi Xhafaj kandidati per minister i propozuar nga kryeministri Rama. Te gjallet thone na ka torturuar dhe disa kane ikur ne BE apo USA ne vende te lira. Ju shkelqesi Ambasador thate se nese punon fort kunder krimit e trafiqeve do e mbeshtesnit ministrin qe pret te shkoje ne zyre. Fundja ju jeni mbeshtetes i shqiptareve dhe qeverise se tyre madje do thoja edhe opozites se tyre. Te torturuarit e Xhafes mbijetuan dhe nuk vdiqen. Ata po torturohen serish kur xhelati i tyre i shpeton ndeshkimit ligjor dhe moral. Une kam pasur xhaxhain ne burgun komunist. Dhe ai eshte torturuar. Por edhe ju jeni shtresa jone e te persekutuarve. Po. Ne ndjeme se ishit njeri nga ne kur u rrefyet. Po. Me 26 tetor 2015, Ambasador ju ishit ne burgun e Spaçit ne kete ferr te Shqiperise se vjeter. Aty kujtuat me trishtim dhe thate se “Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë, dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot…” Te jeni i bindur Ambasador se njelloj Fatmir Xhafaj do kishte torturuar edhe stergjyshen tuaj. Ndaj moralisht mos e mbeshtetni sepse ne jemi ne anen e kundert te tortures dhe torturuesit. Se paku moralisht hiqjani mbeshtetjen torturuesit Fatmir Xhafaj, shkelqesi Ambasador…

Please follow and like us: