Albspirit

Media/News/Publishing

Kongresmeni amerikan: E mbështesim protestën e opozitës

Anëtari i Kongresit amerikan John Moolenaar i është drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me një letër ku i shpreh mbështetjen në protestën që kërkon zgjedhje të lira.

“Si një aleat strategjik, Shtetet e Bashkuara mbështetën krenarisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009. Demokracia dhe respekti për sundimin e ligjit janë vlerat që bashkojnë dy vendet tona dhe gjithë vendet anëtare të NATO-s. Për këtë arsye, mbështesim fort qytetarët e Shqipërisë në thirrjen e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2017. Çdo reformë në drejtësi apo reformë zgjedhore duhet të fokusohet në garantimin e vullnetit dhe zërit të qytetarëve. Qytetarët shqiptarë kanë mbështetjen e Shteteve të bashkuara të Amerikës në luftën e tyre për liri, demokraci dhe liritë individuale” – thuhet në letrën e Moolenaar.

Please follow and like us: