Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllet takimi mes Ramës dhe ambasadorëve, zgjati 90-minuta

Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim me ambasadorët e vendeve të BE në rezidencën qeveritare Vila 30 që ka nisur në orën 9:00 të ditës së sotme. Takimi ka zgjatur një orë e gjysëm. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Në bisedën mes tyre mësohet se është diskutuar në lidhje me krizën politike në vend, reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi.

Takimi ka ndodhur në kushtet kur protesta e opozitës përpara Kryeministrisë thuajse po kap muajin dhe kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar ditët e fundit, tri takime të njëpasnjëshme me ambasadorë. Tashmë sipas burimeve të 360grade.al mësohet se Rama pritet të takojë Ilir Metën, Kreun e Kuvendin dhe bashkëdrejtuesin e koalicionit qeveritarë.

Please follow and like us: