Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel sot në SHBA, takohet për herë të parë me Donald Trump

Këtë të premte pritet të zhvillohet një nga takimet më të rëndësishme diplomatike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kancelares Merkel. Takimi mes tyre ishte parashikuar për të mërkurën, por për shkak të një stuhie dëbore udhëtimi i Merkel u shty.

Një takim i shumëpritur ky pasi dy liderët përfaqësojnë këndvështrime të kundërta politike madje shpesh herë kanë thumbuar edhe njëri tjetrin. Trump është euforik me një retorikë sulmuese ndërsa Merkel është e rezervuar, pragmatike.

Manjati nga njëra anë kritikon politikën e hapur të Merkel ndërsa Kancelarja dënon urdhërat e tij për të ndaluar lëvizjen e lirë të shtetasve që vijnë nga 6 vende me shumicë myslimane. Por pavarësisht të gjithave raporti mes tyre ndikon gjerësisht jo vetëm në të ardhmen e Europës, por në të gjithë botën.

Cështja e emigrantëve si dhe ekonomia dhe tregtia pritet të jenë temat kryesore të bisedës mes dy udhëheqësve.

Please follow and like us: