Albspirit

Media/News/Publishing

Si dëshmoi në Gjermani, Valbona Duka historinë e përndjekjes nga komunistët

Valbona Duka (Maloku) jeton në Gjermani që prej viteve ’90. Ajo ka qenë një ndër të persekutuarit politik në kohën e diktaturës, ku babai i ka vdekur në internim dhe vëllai pasi doli nga burgu politik.

Historia e saj vjen në vemendje tani kur ish-hetuesi i kësaj familje Fatmir Xhafa është nominuar për ministër i Brendshëm.

Valbona Duka, sot 50 vjeç me origjinë nga Kruja dhe me banim në Germershein ka rrëfyer mbrëmë në emisionin “Opinion” historinë e saj, ndërsa sot publikohet për herë të parë letra që u dërgoi organeve ligjzbatuese në Gjermani për të fituar azilin politik.

Në letrën shkruar me shkrim dore në vitin 1995, Valbona, ka rrëfyer tmerret që ka përjetuar në Shqipërinë e periudhës komuniste.

“Kam hyr në ambasadë në 1990, kur isha 8 muajshe shtatzënë. Nga frika dhe vuajtjet linda para kohe…”, shkruan Valbona në letrën drejtuar autoriteteve gjermane, që publikohet sot për herë të parë nga Opinion.al.

Mët tej, ajo tregon se si nisi kalvari për familjen e saj vetëm se vëllai piu një gotë raki me shokët ditën kur vdiq Enver Hoxha.

“Ishte 22 shtator 1986, po bënim dasëm po martonim vëllanë kur papritur na erdhi policia dhe e arrestoi. U dënua me 17 vite burg vetëm se kanë ngritur dolli rakie kur vdiq Enver Hoxha dhe thanë bashkë me shokët: Tani jemi të lirë…”

Më tej, Valbona kujton momentet e tragjike kur i kanë interrnuar prindërit në një fshat të thellë, ndërsa ajo me motrën dhe vëllanë tjetër më të vogël mbeten vetëm në shtëpi në Krujë.

Siç shprehet ajo, babai ka vdekur nga brenga për fëmijët pasi regjimi komunist e ndau për së gjalli. “Na dërgoi një kile fasule dhe 10 vezë për një shofer dhe më pas ndërroi jetë nga marazi…”, rrëfen Valbona në letrën e saj prekëse.

Në fund të letrës dërguar organeve gjermane ku kërkonte ti rinovohej azili Valbona shkruan “prandaj deklaroj se më parë vdes se sa kthehem në atë vend ku kam patur vetëm lot e vuajtje dhe asnjë ditë gëzim…”

/R.Dedaj-Opinion.al

5694273c-bc8b-473b-98a5-cd920428c91e

186eacb9-b691-4e9f-9f54-024c57a9b75f25bb6ffc-7859-458c-ba05-fa60430475ce

3436c42b-2818-4dcf-a314-280721395f0cletraaaa

Please follow and like us: