Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Tufa publikon videon: Ja kush ishte babai i Dritan Hilës, drejtues i lartë i Sigurimit

 

Shkrimtari Agron Tufa ka publikuar një video të një emisioni “Opinion” ku shfaqet një dokumentar me titullin “Divorce Albanian Style”. Në atë video shfaqet babai i Dritan Hilës, që pranon se ka qenë figurë e larte e Sigurimit të Shtetit. Ai tregon me detaje punën e tij dhe dënimin e atyre që cilësoheshin si pjesëtarë të agjenturave të huaja. “Nese shihet ky film nga minuta 17 deri ne minuten 24, e kuptojme se çfare inteligjence atdhetare ka patur babai i Dritan Hiles dhe te gjithe do te me kuptoni drejt. Filmi i “Divorc ne stilin shqiptar”, qe ka fituar te gjitha çmimet me te rendesishme te Europes. No coment”, shkruan Tufa në “Facebook”. Ai prej ditësh është përfshirë në një debat të ashpër me Dritan Hilën, pasi ky i fundit mori në mbrojtje Diana Çulin dhe sulmoi Tufën.

 

Please follow and like us: