Albspirit

Media/News/Publishing

Avokati i Popullit shpall thirrjen për 79 aplikantët: Keni kohë 7 ditë

Avokati i Popullit ka publikuar sot thirrjen për plotësim dokumentacioni të 79 kandidatëve që u skualifikuan për të marrë pjesë në komisionet e vettingut. Dokumentacioni duhet dorëzuar tek Avokati i Popullit deri më datën 27 mars. Procesi i përzgjedhjes së institucioneve të vettingut dështoi nga ana ligjore që kur nuk u përmbushën kandidaturat. Vetëm 21 persona u kualifikuan nga 27 që ishte e parashikuar në ligj.

njoftimi i avokatit

Parlamenti mori vendim dhjetë ditë më parë që procesi të përsëritej sërish duke shkelur Kushtetutën. Vendimi u anulua nga Parlamenti këtë të enjte ndërkohë iu kërkua Avokatit të Popullit që të rivlerësonte procedurë që tashmë ishte kryer vetëm për ata aplikantë që kishin mungesë ta dokumentave formale.

Edhe ky proces është antiligjor pasi nuk parashikohet as në ligjin e vettingut, as në Kushtetutë. Kjo mund të sjellë pasoja në të ardhmen pasi gjykatës apo prokurorë të penalizuar nga këta komisionerë mund të hedhin në gjyq institucionet e vettingut për të vlerësuar ligjshmërinë e tyre.

Please follow and like us: