Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori i OSBE, Borchardt: Policia të jetë e paanshme gjatë fushatës

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt i kërkoi sot policisë të jetë e paanshme dhe profesionale gjatë fushatës elektorale.

I pranishëm në ditën e parë të procesit të trajnimit të policisë së shtetit për rolin e tyre në zgjedhjet e qershorit, Zoti Borchardt i kujtoi policisë dhe luftën kundër kanabisit e krimit të organizuar.

“Na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet që konsiderohen gur themeli për demokracinë. Policia të ruajë standardet në zgjedhje. Kam besim se Policia e shtetit do të jetë e paanshme në këtë proçes të rëndësishëm zgjedhor dhe do të veprojë me profesionalizëm dhe dinjitet.

Ju gjithashtu duhet të vazhdoni të realizoni detyrat tuaja të përditshme dhe sidomos në luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar dhe sidomos në luftën kundër kanabisit.”

 

Please follow and like us: