Albspirit

Media/News/Publishing

De Biazi publikon listën e plotë të lojtarëve

Ashtu dhe si ishte paralajmëruar trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka prezantuar listën me emrat e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës.

Të premten Shqipëria do të jetë përballë Italisë në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Botërorit 2018 që zhvillohet në Rusi dhe një miqësore me skuadrën e Bosnjes.

23 futbollistë, 4 prej të cilëve janë nga Kategoria Superiore. Albi Alla është futbollisti që grumbullohet për herë të parë me kombëtaren shqiptare, ndërkohë që janë thirrur për herë të dytë Liridon Latifi i Skënderbeut dhe Eros Grezda i Lokomotivës së Zagrebit.

Mungojnë në listë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti që janë të pezulluar, teksa nuk do të jenë të gatshëm as për miqësoren ndaj Bosnjës. Mungon gjithashtu mbrojtësi Mërgim Mavraj i cili është i dëmtuar.

Ndërkohë janë lënë jashtë listës sulmuesit e Pizës, Edgar Çani dhe Rei Manaj, si dhe kanë mbetur sërish larg kombëtares Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi.

LISTA E PLOTË

Portierë

  1. Alban Hoxha (Partizani)
  2. Orges Shehi (Skënderbeu)
  3. Thomas Strakosha (Lacio)

Mbrojtës

  1. Ansi Agolli (Karabak)
  2. Elseid Hysaj (Napoli)
  3. Naser Aliji (Kaizerslautern)
  4. Frederik Veseli (Empoli)
  5. Arlind Ajeti (Torino)
  6. Albi Alla (Kukësi)

Mesfushorë

  1. Burim Kukeli (Zyrih)
  2. Migjen Basha (Bari)
  3. Taulant Xhaka (Bazel)
  4. Amir Abrashi (Frajburg)
  5. Odise Roshi (Terek Grozni)
  6. Ledian Memushaj (Peskara)
  7. Andi Lila (PAS Janina)
  8. Jahmir Hyka (San Hoze Ërthkuejks)
  9. Eros Grezda (Lokomotiv Zagreb)
  10. Liridon Latifi (Skënderbeu)

Sulmues

  1. Bekim Balaj (Terek Grozni)
  2. Armando Sadiku (Lugano)
  3. Azdren Llullaku (Astana)
  4. Sokol Cikalleshi (Akhisar Beledijespor)
Please follow and like us: