Albspirit

Media/News/Publishing

Platforma e ish-Sigurimit të Shtetit, ja planet për periudhën 1977 – 1985

Për herë të parë janë publikuar dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për platformën e punës së tyre në periudhën 1977-1985.
Dokumentet janë publikuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Më 20 mars 1943 u krijua ish-Sigurimi i Shtetit, një instrument i diktaturës komuniste, dhe nisën të zhvillohen falangat e tij, të cilët kanë monitoruar, survejuar, ndëshkuar, internuar dhe burgosur njerëz që mendonin ndryshe, njerëz që kishin në zemër idealin e lirisë, një ëndërr për një jetë ndryshe dhe larg diktatit dhe kontrollit të Partisë-Shtet.
Sot, në këtë datë, AIDSSh ekspozon listën e Platformave mbi të cilat mbështetej veprimtaria e Sigurimit të Shtetit të asaj kohe.

Dokumentet e ish-Sigurimit

Platforma e Punës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme, viti 1977

Platforma e Punës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme, viti 1985

Rregullorja e Evidencës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme, viti 1987

 

Please follow and like us: