Albspirit

Media/News/Publishing

Top Channel: Rama në zgjedhje edhe pa Metën

Deri tani zëra analistësh të ndryshëm kanë folur për divergjenca për mënyrën e hyrjes në zgjedhje mes PS dhe LSI, por së fundi në këtë rrjedhë është futur edhe televizioni më i madh në vend, Top Channel. Në lajmet e drekës Topi e ka konsideruar thënien e Ramës për të hyrë edhe i vetëm në zgjedhje si një kërcënim për Ilir Metën. Madje kronika e Topit nuk përfundon me kaq. Ajo pafajësisht shton: “Sipas burimeve nga Kryesia, as Edi Rama dhe as të pranishmit e tjerë nuk e kanë përmendur fare LSI-në gjatë mbledhjes. Kjo frymë që ka përcjellë sot Top Channel ka disa ditë që po mbizotëron në mediat pranë qeverisë.

Nuk kanë qenë të pakta reagimet e gazetarëve të njohur që për herë të parë kanë vënë gishtin mbi kreun e kuvendit duke e paraqitur atë si problemin e koalicionit. Edhe në kronikën e sotme një mesazh që dukej sikur qe më shumë kundër PD është përkthyer si një paralajmërim për Ilir Metën: “Qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve nuk janë opsione për PS, ka thënë më tej Rama, duke ripërsëritur se PS do të futet në zgjedhje edhe sikur të gjitha partitë e tjera të mos e bëjnë një gjë të tillë. Një mesazh ky, jo vetëm për kërcënimet për bojkot nga opozita, por edhe për aleatin më të afërt në koalicion, LSI” thuhet në kronikë. Sipas saj Rama i ka bërë këto deklarata në mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë, ku është folur për zgjedhjet e ardhshme dhe për ndryshimet në qeveri.

Please follow and like us: