Albspirit

Media/News/Publishing

Donald Trump shumë shpejt do të japë dorëheqjen

Donald Trump shumë shpejt do të japë dorëheqjen dhe do të dalë nga zyra Ovale, tha një senatore demokrate. Dianne Feinstein tha se Presidenti amerikan do të largohet përpara se protestuesit anti-Trump ta detyrojnë . “Ne e dimë se ai po e shkel ligjin çdo ditë. Ai po krijon marrëveshje të fshehta me Rusinë. Shumë gjëra që ai po bën janë anti-Kushtetuese. Si ta nxjerrim nga zyra?” e pyeti një protestues politikanen 83-vjeçare. Zonja Feinstein, e cila është pjesë e Komitetit Gjyqësor tha: “Ne kemi shumë njerëz që na e kërkojnë këtë. Por un besoj se do të largohet vetë para se ta detyrojmë ne”.

“Nuk e di se çfarë ka ndërmend të bëjë ai, por kam parë djemtë e tij që kanë lëvizur në Dubai ku kanë hapur dhe një klub golfi atje. Dhe nëse kjo është bërë me shpenzimet qeveritare atëherë është shumë e rëndë,” tha Feinstein.

Please follow and like us: