Albspirit

Media/News/Publishing

Elisa Spiropali: PS nuk i ka varur shpresat te LSI

Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali deklaroi në Report Tv se PS është e hapur për të vazhduar koalicionin me LSI dhe PDIU, por nuk do t’i varë shpresat vetëm aty për mandatin e dytë, pasi sipas saj është partia më e madhe në vend dhe do të luftojë për cdo votë në zgjedhjet e 18 qershorit.
“Ne jemi të kënaqur me koalicionin, me LSI dhe PDIU kemi bërë shumë reforma. Jemi të hapur për ta vazhduar koalicionin, por kjo nuk do të thotë se i kemi varur shpresat te koalicioni, pasi jemi partia më e madhe dhe do të luftojmë për cdo votë”. tha Spiropali

Përsa i përket debateve të fundit mes partive të koalicionit për kanabisin dhe reformën në arsim, Elisa Spiropali tha se një gjë e tillë bëhet për vota, pasi partitë kanë ndezur motorët e fushatës elektorale.

“Betejë për zemrat dhe mendjen e qytetarëve. Të gjitha partitë ndezin motorët për të marrë sa më shumë vota. Këtu nuk bën përjashtim as LSI. Brenda koalicionit ka debate konstruktive” deklaroi ajo.

Ish-drejtoresha e Doganave thotë se protesta e PD bëhet për të bllokuar drejtësinë, pasi ka marrë peng Vettingun.

Please follow and like us: