Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ të enjten verifikon formularët e dekriminalizimit për 13 deputetë dhe 8 kryebashkiakë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se ditën e enjte, më datë 23. 03. 2017, ora 14:00,  zhvillon mbledhjen për riverifikimin e deklaratave të dekriminalizimit për 13 deputetë e 8 kryebashkiakë.
Ky riverifikim vjen pas probleme të konstatuara me plotësimin dhe dorëzimin e deklaratave të vetëdeklarimit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 23.03.2017, ora 14:00,  zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
I. Shqyrtimi i projekt vendimeve, (sipas lidhjes, nr. 1 bashkëlidhur),
Ri-verifikimi nga KQZ i formularëve të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, për disa funksionarë publikë që nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit’”, njofton zyrtarisht KQZ.

Lista

lista_copy_1

Please follow and like us: