Albspirit

Media/News/Publishing

Libri i parë i shtypur në SHBA shitet 14,2 milionë dollarë

“Libri i parë i shtypur në SHBA është vlerësuar 14,2 milionë dollarë në Nju Jork dhe bëhet vepra më e shtrenjtë qe shitet në ankand”, sipas shtëpisë botuese “Sotheby’s”.

Ky libër shumë i rrallë me titull “Bay Psalm Book” u botua në vitin 1640 në Massachusetts.

“Ankandi filloi në shumën gjashtë milionë dollarë dhe në pak minuta u mbyll në një çmim përfundimtar prej 14,165 milionë dollarësh” saktësoi një zëdhënës i “Sotheby’s”.
Në fillim u shtypën 1 700 kopje të këtij botimi të vitit 1640, duke u reduktuar në vetën 11 ekzemplarë që vijnë deri në ditët tona.

Rekodi i mëparshëm i një libri që shitet në ankand është regjistruar në vitin 2010 dhe arriti shumën 11,5 milionë dollarë, bëhet fjalë për botimin e parë të librit “Oiseaux d’Amérique” i natyralistit dhe piktorit amerikan me origjinë franceze Jean-Jacques Audubon, ky libër iu ble shtëpisë Sotheby’s në Londër.

Por libri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave është “Codex Leicester”, një koleksion shkrimesh të Leonardo Davinçit që daton në vitet 1508-10.

Ky libër nuk u ble në ankand por me marrëveshje nga bashkthemeluesi i Mikrosoftit, Bill Gates, në vitin 1994 nga një muze i Los Anxhelesit për rreth 30,8 milionë dollarë.

Please follow and like us: