Albspirit

Media/News/Publishing

A mundet që çiftet të ngecin të mbërthyer duke bërë seks?

Një urgjencë në spital nuk është asnjëherë e këndshme, sidomos kur ajo ndodh pas seksit.

“Nuk është fundi më romantik që mund të imagjinojë një çift,” thotë dr. Aristomenis Exadaktylos, autor i një studimi 11- vjeçar në lidhje me urgjencat në spitalin e Bernës në Zvicër.

Ai ka zbuluar shumë pacientë me probleme pas seksit- migrenë, probleme me zemrën, madje edhe amnezi. Por i pyetur nga BBC nëse ka hasur në ndonjë rast kur penisi ka ngecur në vaginë, ai tha jo, duke shtuar se mund të jetë një mit urban.

Por dy dëgjues të BBC e kundërshtuan.

“Dua t’u them se nuk është një mit,” shkroi një grua.

“Ka ndodhur me mua dhe burrin tim të ndjerë një natë. Ai nuk mund ta tërhiqte, me pak fjalë i kishte ngecur brenda. Ia lamë intensitetit të lëvizjes së muskujve të vaginës gjatë orgazmës”.

Një tjetër korrespondent, që identifikohet si John, thotë se i ka ndodhur me një grua në Japoni.

Ata po bënin seks kur krejt papritur ai nuk e tërhiqte dot pas.

U desh dy- tre minuta, por eksperienca nuk ishte e dhimbshme për asnjërin.

John Dean, një mjek britanik, i specializuar në çështjet e seksit, thotë se janë dëshmi të besueshme të asaj që njihet si “penisi i kapur rob”.

“Kur penisi është në vaginë, vjen duke u fryrë. Po ashtu muskujt e legenit të femrës kontraktohen në mënyrë ritmike gjatë orgazmës. Kështu penisi ngec dhe kështu fryhet akoma më shumë”.

Kur muskujt e vaginës qetësohen, penisi shfryhet dhe mund të dalë jashtë.

Shumë njerëz e kanë parë se kjo gjë u ndodh qenve. Por ka një arsye më shumë pse kjo ndodh te qentë. Penisi i tyre ka një ndarje, që mbushet me gjak pasi akti ka nisur, duke bërë që ata të ngecin.

Dean thotë se shumë pacientë të tij i kanë rrëfyer eksperiencën e të ngecurit.

Ai thotë se ka paralele mes kësaj dhe një gjendje të vaginës, e cila kontraktohet duke mos lejuar penetrimin.

Por historia e penisit të mbetur rob ka tërhequr vazhdimisht opinionin publik.

Në vitin 1372, një qejf femrash ngeci në vaginën e një femre gjatë seksit në altarin e një kishe. Atëherë u fol për një ndëshkim nga Zoti dhe të dy u detyruan që për tre të diela të shkojnë të zhveshur në kishë dhe të rrahin veten përpara besimtarëve.

Një histori tjetër vjen nga Varshava e viteve ’20. Thuhet se një çift mbetën të mbërthyer në seks dhe u ndanë vetëm kur gruaja u vendos nën anestezi. Pasi mediat e raportuan lajmin, thuhet se të dy vranë veten.

Në vitin 1908, një çift ngeci duke bërë seks në portin e Bremenit dhe një turmë njerëzish u mblodh për të parë skenën.

Kjo bëri që në vitin 1933, në një manual gjinekologjie të spekulohej se penisi ngec rob në rastet kur çiftet përfshihen në seks të paligjshëm.

Mediat kanë raportuar për raste të ngjashme në Afrikë e Filipine.

Vetë John Dean thotë se nuk mund të shpjegojë raste të tilla të pazakonta, për shkak se kjo gjë ndodh vetëm për pak sekonda.

Por ai shton: “Në rast se je në atë pozicion, të duket sikur ke një përjetësi ashtu”.

Please follow and like us: