Albspirit

Media/News/Publishing

Papa, interneti dhuratë nga Zoti

Papa Françesku ka folur për rrjetet sociale, duke lavdëruar internetin si një dhuratë nga Zoti.

Megjithatë, ai paralajmëron se obsesionin i të qenit i lidhur pas rrjeteve mund të dërgoj në izolimin e personave nga familja dhe shokët e tij.

Papa i bëri komentet si pjesë e një mesazhi të komunikimit të Kishës Katolike, duke analizuar të mirat dhe të këqijat e epokës digjitale në lidhje me fenë dhe ndërveprimet njerëzore me të tjerët të besimeve dhe përkatësive të ndryshme.

Si një person modern, Papa kishe hapur llogari në Facebook në shumë gjuhë, të cilën ai e përdorë shumë, duke qëndruar i konektuar për shumë kohë gjatë ditës, në dërgimin e porosive shpirtërore për besimin dhe shpresën, tek tre milionë ndjekësit e tij në Twitter.

Please follow and like us: