Albspirit

Media/News/Publishing

Truproja e Hitlerit: Ja momentet e fundit të jetës së Fuhrerit

Rochus Misch mund të konsiderohet pa frikë si dëshmimtari i fundit i momenteve të fundit të jetës së një diktatori, si Adolf Hitler.

Ai ishte bodyguard-i personal i Fuhrer-it si dhe njëriu më besnik i tij i cili i njihte të gjitha detajet më intime njeriut më të fuqishëm të botës në ato vite.

Ai ka dhënë për mediat e huaja edhe dëshminë e tij të fundit për momentet më delicate të jetës së Hitlerit, si dhe ka treguar se si ai ka qenë njëriu që ka parë i pari por edhe i fundit trupat e vdekur sipas tij, të Adolf Hitlerit dhe bashkëshortes së tij Eva Braun, të cilët gjatë momenteve kur Berlini po binte në duart e rusëve kryen vetëvrasje në bunkerin ku rrinin të izoluar.

Duke qenë një ‘nxënës’ korrekt i mësimeve të Führer-it të tij, si dhe njeriu që pa ngritjen dhe rënien e njeriut më të jashtëzakonshëm të Gjermanisë Naziste, Rochus Misch, ka zbuluar disa nga detajet intime dhe tepër private të jetës së çiftit Hitler-Braun, shoqëruar kjo edhe me foto.

Truproja personale e Adolf Hitlerit, Rochus Misch, ofron një vështrim intim në jetën e diktatorit nazist.

Nëpërmjet fotove origjinale ai tregon detaje nga jeta e Hitlerit dhe Eva Braun, ku ndër të tjera ata shihen tek rrijnë në tarracën e rezidencës në Berghof, Bavari.

Në grupin e fotografive të pabesueshme është dhe takimi i fundit midis Fyhrerit dhe trupave të tij naziste që po luftonin për mbajtjen e Berlinit.

Misch ka qenë njeriu i fundit që e pa Hitlerin të vdekur kur trupi i tij ishte ende i ngrohtë dhe siç ka thënë dhe ai vetë: “Sytë e tij ishin ende të hapura dhe koka e tij kishte rënë përpara”./Daily Mail/

Please follow and like us: