Albspirit

Media/News/Publishing

Vodeo e re/Si u rrah në mes të rrugës gazetari Elvi Fundo

Publikohet një tjetër një tjetër video e siguruar nga akmerat e sigurisë që tregon momentin e sulmit ndaj gazetarit të CityNews.al, Elvi Fundo. Rreth orës 10:35 të datës 8 mars, ai duket duke ecur në trotuar, në rrugën që të çon drejt Stacionit të Trenit, në rrugën “Reshit Petrela”, dhe pak çaste sapo ai afrohet te stacioni i autobusit, në video duken dy persona, të cilët nga krahu tjetër i rrugës kalojnë bulevardin. Njëri prej tyre gati sa nuk përplaset nga një mjet. Personi i dytë mban një kapuç në kokë.

Më tej, videoja tregon qytetarët që ndalojnë dhe shohin pas, pra diçka po ndodh. Gazetari në ato momente është goditur me mjete të forta, dyshohet leva, askush nuk ndërhyn, të gjithë ngelen të shtangur. Në fund të videos është një qytetar, i cili shikon drejtpërdrejt mbi agresorët, që zbresin mbi një dishezë aty pranë dhe largohen

Videoja e dytë, që shihni më poshtë, është ajo e publikuar disa ditë më parë nga Policia e Shtetit, ku agresorët e gazetarit kalojnë në ambientet e një lokali, pasi kanë goditur kolegun Elvi Fundo.

Policia prej disa ditësh ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134 dhe shumën prej 5 milionë lekë.

Please follow and like us: