Albspirit

Media/News/Publishing

Xhafaj ministër dhe akuzat ndaj tij, flet Rama: Ngushëllimet e mia zërave për torturat!

Kryeministri Edi Rama flet për propozimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, aq shumë të kontestuar dhe kritikuar si hetues i Sigurimit të Shtetit në Kohën e diktaturës.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili, Rama deklaroi se Xhafaj ka mbështetjen maksimale të tij, dhe është 100% i bindur për pastërtinë e figurës së tij.

“100%, jo 99 por 100% i sigurt. Duhet të kesh fakte për të kundërtën, s’ka fakte për të kundërtën. Është njëlloj si të më pyesni nëse s’jam i droguar dhe kam fakte, faktet janë a jam unë i droguar dhe jo se nuk jam.

Përgjigjet për dëshmitë janë bërë publike nga investigimet e vetë gazetarëve dhe unë nuk mund të hy në këtë pjesë, e keni konstatuar që të gjithë. Sot te Partia Demokratike nuk kanë asnjë program, asnjë skuadër, lider s’kanë e s’kanë dhe kanë tre vite që bëjnë vetëm një gjë, hedhin baltë, kanë të njëjtën pikëpamje e program si në qeverisjen e kaluar. Çfarë mund të presësh nga njerëz të dëshpëruar që kanë tmerr nga vettingu?!

Zotin Xhafaj unë se kam bërë ministër, ka qenë përpara se unë të bëhesha kryeministër, ka udhëhequr reformën më të rëndësishme në përpjekjen për të bërë shtet, gëzon të gjithë respektin dhe mbështetjen time dhe të gjithë socialistëve që gjykojnë nga veprat. Zërave për torturat iu përcjell të gjitha ngushëllimet e mia.”, shprehet Rama.

“Nuk ka patur asnjë ndikim nga askush por në praktikën time ka qenë që për ministrin e mbrojtjes apo edhe për atë të brendshëm të konsultohem me partnerët tanë strategjikë, jo në kuptimin ‘ofroni kandidatët dhe zgjidhni’, por ‘ky është kandidati dhe cili është oponioni juaj?’. Nuk ka nevojë të konsultohesh me asnjë kur je kryeministër për ata që largohen.”, shton Rama.

Please follow and like us: