Albspirit

Media/News/Publishing

Politico: Rusia fshihet pas sulmeve ndaj Soros nga qarqet politike në Shqipëri e Maqedoni

Një grup republikanësh në Kongresin Amerikan i kanë shpallur luftë të hapur filantropit Xhorxh Soros. Pjesë e kësaj beteje janë edhe qarqe të mëbshtetura nga Rusia por edhe grupime politike në Evropën Lindore shkruan Politico.com në një analizë të gjerë ku përmenden edhe sulmet nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Një grup senatorësh, të udhëhequr nga republikani Chris Smith, i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit Tillerson në 14 Mars ku shprehin shqetesimet e tyre për rolin e Soros. Në letër ata kërkojnë prej tij të hetojë menjëherë mënyrën se si po përdoren fondet amerikane duke favorizuar grupime të majta, veçanërisht në Maqedoni dhe Shqipëri, ku sipas senatorëve këto para, nëpërmjet fondacionit SOROS po shkojnë për mbështetjen e grupeve politike të majta.

Këto akuza kanë gjetur mbështetje edhe nga Moska. Soros është parë prej kohësh si armik nga republikanët. Dhe me fitoren e Trump, u krijua mjedisi për sulm frontal ndaj Soros, i cili po ashtu ka qenë armik i presidentit të ri amerikan.

Fokusi i veçantë i letrës së 14 Marsit ishte Maqedonia, “një ish-republikë e vogël komuniste në krizë prej dy vitesh”, shkruan Politico, për të vijuar me fqinjin e saj lindor Shqipërinë.

“Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma”kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë. Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare”, – thuhet ndër të tjera në letrën e nënshkruar nga Senatorët Republikanë Mike Lee, James Inhofe, Thom Tills, Ted Cruz, David Perdue dhe Bill Cassidy, që citohet nga Politico.

Po ashtu, në analizë theksohet edhe shqetësimi i ngritur nga republikanët se Soros ka financuar reformën në drejtësi, nëpërmjet së cilës synohet kontrolli i sistemit nga kryeministri i majtë.

Sipas Politico, kjo letër e senatorëve ka ardhur pas lobimit të fortë të partisë së Gruevskit në Maqedoni VMRO-DPMNE, që sigurisht ka pas edhe mëbshtetjen ruse.

Përfshirja e disa republikanëve me profil të rëndësishëm siç është edhe ish-kandidati për president Ted Kruz, ka rritur dhe më tej shqetësimin për ndërhyrjen ruse në Capitol Hill.

Rusia po përpiqet të shfrytëzojë krizën në Maqedoni për të mbjellë mosbesim në SHBA, duke tërhequr në orbitën e saj partinë e së djathtës thonë analistët rajonalë.

Dhe letra e senatorëve ku theksohet midis të tjerave “nxitja e trazirave politike dhe ndërhyrja në sovranitetin e vendeve të Ballkanit” i shërben më së miri propagandës ruse.

Dhe në fakt portalet e kontrolluara nga qeveria ruse kanë nisur të “fryjnë” letrën e senatorëve. Nga Rusia tashmë po akuzojnë SHBA se ajo është fajtore pikërisht për ato që ka akuzuar Rusinë, -ndërhyrje në politikën e një vendi të huaj.

Please follow and like us: