Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Tahirit i ngule thikën më keq se Saliu. Blushi: Ti të vret pas shpine

Kryeministri Edi Rama replikon me Ben Blushin.

Ai akuzoi themeluesin e partisë Libra se ka abuzuar me mandatin e deputetit socialist të elbasanit për të përgojuar dhe baltosur qeverisjen.

Rama tregoi dhe pse ai nuk e bëri ministër “reformatorin e pazbuluar të Shqipërisë”.
Edi Rama: Beni vdes për pak ministër. Aq shumë vdes për pak ministër sa është gati të shfaqet i rilindur nën lëkurën për tu dukur si politikan i ri në politikën e vjetër ku nuk mungon si politikan i vjetër kulisash që nga koha e qeverisjes së Fatos Nanos. Të vjen vdekje me tepri që të tjetër të bëhen ministra dhe ti jo. Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi u bë ministër, ti jo.

Si mund të ishte ministër, si udhëheqës politik more rezultatin më të dobët në PS në 12 qarqe e jo Blendi Klosi që mori rezultatin më të mirë Saimir Tahirit, shokut tënd të ngushtë i ankoheshe jashtë kamere pse su bëre ministër ndërsa ia ngule thikën më keq se Saliu.

Replikon Blushi: Nuk më vjen keq që pashë një kryeministër të degraduar, më vjen keq që pashë një mik të degraduar.

Unë nuk kam vrarë njeri as kam mbyllur sytë kur është vrarë njeri. Je njeri i degraduar si kryeministër dhe si mik. Më ke një borxh dhe nuk e di a do ma lash njëherë. Të kam kërkuar të më dilje përballë e të votoheshe por ike nga gara dhe këtë borxh do ma lash. Ti je bërë me të gjithë horrat e Shqipërisë prandaj nuk meriton të jesh miku im. Më dil përballë. Ti Edi e ke këtë të vret pas shpine.

 

 

 

Please follow and like us: