Albspirit

Media/News/Publishing

Roza Lati, ndryshim drastik në look

Roza Lati, moderatorja e njohur, ka vendosur, për herë të parë, të bëjë një ndryshim drastik në look, që nuk ka të bëjë me gjoksin apo buzët. E ftuar pak ditë më parë në programin “Rudina” në Tv Klan, Roza zbuloi se shumë shpejt kishte në plan një projekt me foto provokuese, për të cilin nuk dha shumë detaje. Tani ka postuar fotot e para, ku Roza nuk njihet fare. Brune, me bluzë të shkurtër ku i dallohet gjoksi, Roza është pa dyshim provokuese, siç kishte premtuar. Në Instagram, përkrah fotos, Roza shkruan: “Një set me Professional Make Up nga @sagerimakeup dhe styling te @nikokomani. Është hera e parë që unë bëj foto të këtij lloji…”.

Please follow and like us: