Albspirit

Media/News/Publishing

Skema e turpshme e KQZ, ja si u mbrojtën mandatet e Adriatik Zotkaj dhe Tërmet Pecit

KQZ nuk i hoqi mandatin sot dy kryetarëve të bashkisë, Termet Peci dhe Adriatik Zotkaj të cilët akuzohen për vepra penale përmes një skeme të turpshme që u aplikua dhe zbatua gjatë debatit të sotëm në KQZ.

Mazhoranca në KQZ dhe kryetari i saj Denar Biba futën në një dosje elementë të veprës kriminale të disa të zgjedhurve dhe gabime të gjendjes civile për disa të tjerë që ishin kryesisht deputetë të opozitës mjes të cilëve Sali Berisha dhe dy ish ministra, Eduard Halimi dhe Myqeren Tafaj.

Kjo solli largimin e anëtarëve të opozitës nga votimi duke ndaluar heqjen e mandateve të deputetit për disa anëtarë të opozitës që kishin vetëm gabime të gjendjes civile në formularin e dekriminalizimit.

Ne perfundim te mbledhjes vetem me 4 anetare, KQZ zgjodhi serish te jape nje vendim qe bashkonte veprat penale me ato te gabimit njerezor apo gjendjes civile. Sipas ketij vendimi te gjithe listes se mesiperme nuk I hiqet mandate askujt por kerkohet riverifikim te formularit per secilin. Si rezultat Zotkaj dhe Peci mbeten ne krye te bashkive perkatese.

Please follow and like us: