Albspirit

Media/News/Publishing

Historiania serbe: Serbia nuk ka hequr dorë nga politika e Millosheviqit dhe fashizmit

Historianja serbe, Dubravka Stojanoviq, ka thënë se në skenën politike të Serbisë askush nuk e ka distancuar veten nga politikat e Sllobodan Millosheviqit.

Siç thotë ajo, askush nuk e ka distancuar veten nga politikat që çuan në krime gjatë viteve nëntëdhjetë dhe në Serbi që nga atëherë e deri tash ka karakteristika të fashizmit.

“Unë nuk shoh se dikush ka hequr dorë nga Republika Serbe, Kosova, krimet që janë kryer. Tani ne jetojmë në një vend që ka një formë të terrorit që, unë mendoj, do të vazhdojë”, tha Dubravka Stojanoviq në forumin “Antifashizmi sot” në Novi Sad, raporton agjensia Beta.

Ajo tha se pas rënies së Millosheviqit, pas vitit 2000, është vendosur vazhdimësia e nacionalizmit të njëjtë që erdhi në skenë në vitin 1987.

Dubravka Stojanoviq ka thënë se e veçanta e regjimeve aktuale populiste në Serbi, por edhe në botë është që “e tashmja është e thjeshtë ndërsa e ardhmja e komplikuar”.

Kulturologu nga Banja Luka, Srgjan Sushnica, tha se ritradicionalizimi që është i pranishëm në ish-Jugosllavi, është një element i rëndësishëm i fashizmit.

“Fashizmit i duhet gjithnjë armiku i përjetshëm dhe përcaktimi ndaj të tjerëve, ndërsa dhuna është një parakusht thelbësor për çdo fashizëm”, tha Shushnica, duke shtuar se këso fenomene në rajon mund të identifikohen në mënyrë të qartë.

Debatin në klubin “Fabrika” të Qendrës Kulturore Studentore në Novi Sad e ka organizuar Qendra e Kërkimeve Rajonale të Institutit për Filozofisë dhe Teorisë Sociale. /GazetaExpress/

Please follow and like us: